Një debat u zhvillua sot në Kuvend mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe deputetit opozitar Artur Roshi. Ky i fundit kërkoi fjalën pas të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, teksa akuzoi për refraktarë shërbimet e Kuvendit që nuk e lejonin të fliste. Ky moment ka sjellë të qeshura në sallë, teksa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen Roshit dhe deputetëve të mos intimidojnë shërbimet e Kuvendit.
DEBATI
Gjuzi: Një pyetje kisha në lidhje me atë që pata pyetur.
Ruçi: Pyetje për pyetjet që kishe pyetur nuk ka.
Gjuzi: Të lutem një sekondë zoti kryetar.
Ruçi: Ti dha përgjigjet
Gjuzi: ILD ka të drejtë të kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët. Në të 7 pyetjet bëhet fjalë për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
Ruçi: S’ka koment për përgjigjet.
Roshi: E kisha regjistruar emrin dje tek shërbimet e Kuvendit për të folur në seancë në këtë pikë. Sot sa vij në seancë më thotë që e ka tërhequr zoti Murrizi. Unë sigurisht e kisha regjistruar në konfidencë në raportet e mia me zotin Murrizi. I them zotit Murrizi tani thotë Ok, shërbimet e Kuvendit janë refraktare dhe nuk reagojnë, nuk janë fleksibël për ta futur në listën e fjalës, kështu që do kërkoja emrin tuaj. Nuk është se nuk e kam respektuar rregulloren.
Ruçi: Së pari me shërbimet e Kuvendit nuk keni punë, as t’i bërtisni, as t’i trysnoni, as t’i intimidoni. Shërbimet e Kuvendit se të dëgjova që në fillim që iu drejtove shërbimeve të Kuvendit…Ju jeni deputetë, keni punë me dy veta, me drejtuesin e grupit, me grupin parlamentar ku asistoni dhe me seancën plenare, jo me shërbimet e Kuvendit. Shërbimet e Kuvendit janë në dispozicion tënd dhe timin, por jo t’i intimidosh, jo t’i bërtasësh, ata zbatojnë vetëm rregulloren. Ajo ka kërkuar që kryetarët e grupeve të paraqesin listën e diskutantëve sipas kohës që kanë në dispozicion dhe e kanë bërë këtë regjistrim. Në qoftë se ti nuk do jesh dakord, prandaj është seanca për ta ngritur problemin. Është fare normale që ta diskutojmë dhe t’i japim zgjidhje. Por jo të intimidohet, jo të bësh zhurmuesin me telefon, duke penguar ILD, prandaj përgatitu 5 minuta.