Çfarë ndodhi në Lezhë? Rama replika me Ulsi Manjën: Ti je i qeverisë apo i bashkisë? Ke ndonjë vend për…

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja i cili në këto zgjedhje drejtoi fushatën e Partisë Socialiste në zonën e Lezhës.

Teksa fliste Manja i kujtoi kreut të qeverisë një bisedë të bërë në fillim të fushatës ku ai zotohej se nëse ekipi do të fitonte bashkinë, qeveria do të bënte investime të mëdha në këtë zonë.

Rama në këtë moment ndërhyri duke e pyetur Manjën nëse është i qeverisë apo i bashkisë duke shkaktuar të qeshura në radhët e anëtarëve të këshillit bashkiak që fituan mandatin e tyre në këto zgjedhje.

Pjesë nga replikat

Ulsi Manja: Është shumë i rëndësishëm këshilli bashkiak sepse aty do merren vendimet për buxhetin dhe shumë projekte që e presin bashkinë e Lezhës. Ju falenderoj që je sot me ne këtu pas kësaj fitoreje. Sepse ju e keni thënë fitoni bashkinë e Lezhës, pastaj është radha jonë për të na provuar si qeveri dhe si bashki.

Ulsi Manja: Ne e bëmë detyrën tonë

Edi Rama: Ti tani je i qeverisë apo i bashkisë?

Ulsi Manja: Sot jam i bashkisë?

Edi Rama: Ne e bëmë detyrën tonë tani ju të tjerët shihni e bëni…

Ulsi Manja: Tani ne presim të çojmë përpara ato punë që kemi në dorë por edhe të tjera që Lezha i meriton

Edi Rama: Ke ndonjë vend për nënkryetar bashkie këtu. Të vijë këtu, meqë ju-ju, ne, ne-ne…

Zjarr Tv Ad