Çfarë ndodhi? Spartak Ngjela ‘irritohet’ me gazetaren në mes të emisionit: Do talleni me mua, pse e përmendni?

0
918
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela ka folur për aktualitetin politik, kryesisht qëndrimin që ka mbajtur partia demokratike për zgjidhjen e presidentit të ri. Në momentin që është pyetur për qëndrimin e Sali Berishës nga gazetarja e Fax News, Ngjela është tensionuar pak.

“Pse e përmendni Saliun. Ai nuk është me Shqipërinë. Nuk e keni kuptuar kurrë ju? Për kë luan? Pyeteni. Ai vetëm ka shkatërruar këtu. Ku njeh ligji atë”, tha Ngjela.

Ngjela tha se njeh si kryetar të PD, Enkelejd Alibeajn.

“Do ta njohë gjykata lidershipin e ri. Është mangësi e Saliut kjo që po ndodh. Shqiptarët nuk do prishen me Amerikën për një katundar nga Tropoja. Do talleni me mua”, tha Ngjela më tej.

Zjarr Tv Ad