Çfarë paralajmëron Vangjeli? ”Sot shumë mëkatarë në Tiranë e bëjnë gjumin e trazuar”

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në studion e Opinion, Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e së martës se sikur vetëm një pjese të atyre dosjeve që SPAK ka në dorë t’i shkohet deri në fund, elita politike shqiptare do të tronditet.

Lorenc Vangjeli: Janë disa dosje, ka një numër që shkon deri në 40 e ca dosje që sikur edhe një pjesë e tyre të shkojë deri në fund do të themi që klasa politike, elita politike shqiptare do të tronditet. Ka shumë mëkatarë, secili prej tyre ka më shumë se një skelet në dollap dhe nga sot edhe nga ajo çfarë ndodhi me Llallën, edhe nga ajo çfarë pritet të ndodhë, shumë njerëz e bëjnë gjumin të trazuar në Tiranë.

Blendi Fevziu: Lenc mos fol, se do thuash ndonjë gjë të zezë më shumë…

Lorenc Vangjeli: Në Shqipëri, ngaqë jetojmë sot për nesër, ne na duket sikur gjithçka vazhdon në përjetësi. Kemi parë Fevzi edhe këtu në studion tënde kanë kaluar njerëz të cilët e bënin Tiranën të dridhej, krijonin klimë në Tiranë, edhe shi, edhe breshër, edhe dëborë, bënin të dilte dhe dielli.

Zjarr Tv Ad