Çfarë po ndodh, ftohje brenda PS dhe përplasje me Gjiknurin? Ministrja Belinda Balluku nxjerr prapaskenat…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kohët e fundit po qarkullojnë zërat se brenda PS-së, ka një ftohje mes Sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri, Arben Ahmetajt dhe Belinda Ballukut.

Kjo për shkak të zgjedhjeve lokale që po afrojnë, thuhet se Gjiknuri është parë më pranë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Megjithatë zërat për një ftohje të tillë, i hodhi poshtë vetë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Gjatë një interviste televizive, Balluku tha se Partia Socialiste, është një Parti e hapur ku qarkullon mendimi i lirë.

“PS ka qenë dhe do të jetë një nga partitë më të hapura, ka vetinë e jashtëzakonshme të ripërtërihet dhe auto-motivohet. Kjo e bën dallimin e PS nga partitë e tjera. Nuk di të ketë të mërzitur apo të lodhur brenda PS.

Secili ka dëshirat e veta dhe të dizajnojë një rrugëtim për veten dhe nuk del si do donte, por jemi një bashkësi vullnetarësh që gjejmë mundësi të auto-motivohemi. Mandati i tretë nuk na ka vetëkënaqur. Fjalimet e Ramës kanë qenë gjithnjë autokritike. Mendimi i lirë në PS është gjëja më e mirë që kemi në parti”, – u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad