Çfarë po ndodh me Gruevskin? Shpëton nga akuzat për autostradat kineze

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas portalit ‘SDK;, ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i vjetërsohet vepra penale në rastin ‘Trajketorja’ të Prokurorisë Speciale Publike.

Aktakuza u ngrit më 30 qershor të vitit 2017, ndërsa prokurorja Lile Stefanova fjalët hyrëse për këtë rast i tha në mars të vitit 2018 për shkak të bllokimeve që ndodhën në gjykatë, shkruajnë mediat shqip në Maqedoninë Veriore.

Aktakuza për ‘Trajktoren’ u miratua në nëntor të atij viti, pesë muaj pas ngritjes së saj. Në këtë aktakuzë të akuzuar përveç Nikolla Gruevskit janë edhe ish-zëvendëskryeministri Vladimir Pashevski, Mile Janakieski dhe Ljupço Georgievski.

Gruevski akuzohet se si shef i tyre ka ndikuar ndaj të treve të kryejnë veprën penale.

Zjarr Tv Ad