Çfare po ndodh nepër shkolla?/Një tjetër gjimnaziste rezulton me COVID-19

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata e pandemisë vijon të jetë ende problematike në vendin tonë, ku numri i rasteve të reja të diagnostikuar pozitivë mbetet në shifra tepër të larta. Rinisja e mësimit shkollor në arsimin para-universitar është një thikë me dy presa që mund të ndikojë në përhapjen e mëtejshme të virusit.

Ditën e sotme, një vajzë gjimnaziste në shkollën ‘Siri Shapllo’ në qytetin e Gjirokastrës ka rezultuar pozitive me Covid-19.  Shfaqja e këtij rasti në institucionin arsimor, ka bërë që të kryehet tamponi për të gjithë shokët e saj të klasës. Gjithashtu testimit i janë nënshtruar dhe 7 mësues të këtij gjimnazi. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Gjirokastër ka pasur gjithësej 5 raste pozitive, nga të cilët një është gjimnazistja dhe 4 të tjerët raste kontakti të punonjësve të fasonërisë, e cila pak ditë më parë u bë vatër e përhapjes së virusit.

Ndërkohë në të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 159 raste të reja pozitive si dhe kanë humbur jetën 4 persona.

Zjarr Tv Ad