Çfarë po planifikojnë? Ilir Meta shkon në selinë blu, takim “kokë më kokë” me Berishën

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paraditën e sotme ka shkuar në ambientet e selisë blu ku dhe është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Takimi vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 dhjetorit, ndërkohë që në fokus të diskutimeve pritet të jenë dhe primaret, aksioni opozitar dhe zgjedhjet e 14 majit.

Takimi zgjati për rreth 45 minuta dhe Meta nuk pati një prononcim për mediat në lidhje me takimin, por edhe për mundësinë për të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit.

Megjithatë, Meta, kur u pyet për pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit, tha teksa po largohej se: “Ne gjithmonë në protest kemi qenë”.

Në takim, ishin të pranishëm deputeti Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad