Champions, Klopp injoron “Camp Nou”, Barça i bën presion me video

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E gjithë bota e futbollit kthen vështrimin të mërkurën nga “Camp Nou” aty ku do të zhvillohet një finale e parakohshme, Barcelona-Liverpool. Për të ndezur këtë sfidë të parë në gjysmëfinalet e Champions League ka menduar Jurgen Klopp, i cili në një intervistë për “Dazn Deutschland” ka injoruar stadiumin “Camp Nou”:

“Është pak më i madh se stadiumi jonë, merr më shumë persona dhe sigurisht që do të jetë plot kundër nesh, por gjithsesi është thjeshtë një stadium, nuk është një tempull”, u shpreh Klopp. Këto fjalë të teknikut gjerman nuk janë pritur mirë nga klubi i Barcelonës të cilët i janë përgjigjur menjëherë me një video shumë emocionuese ku si gjithnjë protagonist kryesorë është ylli i tyre, Lionel Messi:

“Ky është “Camp Nou”, kjo është historia jonë, ky është tempulli jonë, fortesa jonë”, është mbishkrimi që shoqëron këtë video.

 

Zjarr Tv Ad