Champions League, përballje titanësh në çerekfinale

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i ndeshjeve çerekfinale UEFA Champions League. Shorti është treguar “i pamëshirshëm” për Manchester United, të cilët do të ndeshen kundër Barcelonës. Nga 4 skuadrat britanike, shorti ishte me fat për Liverpool, duke e vendosur përballë Portos. Interesante do të jetë dhe “derbi britanik” mes Tottenham dhe Manchester City.

Edhe “Zonja e Vjetër”, mund të cilësohet me fat, pasi shorti i ka vendosur kundër Ajax. Por në një kohë ku Ajax eleminoi kampionët në fuqi, Real Madrid, duke i turpëruar në shtëpi galaktikët, duket se juventinët do të vuajnë shumë për t’u kualifikuar.

Ndërsa takimi i parë i gjysëmfinaleve do të jetë mes skuadrës fituese të çiftit Barcelona – Manchester United dhe fituesit të çiftit Liverpool – Porto.

Gjysëmfinalja e dytë do jetë mes fituesit të çiftit Tottenham – Manchester City dhe Ajax – Juventus

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen në datat 9/10 Prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në datat 16/17 Prill.

Ndërkohë ndeshjet e para të gjysmëfinalve do të luhen në datat 30 Prill/1Maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 Maj.

Barcelona vs Manchester United 

Liverpool vs Porto

Tottenham vs Manchester City

Ajax vs Juventus

 

Zjarr Tv Ad