“Check-up”, Vokshi i përgjigjet Ramës: Në listë edhe të vdekurit

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të thuash që 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, është si të thuash që Shqipëria ka pasur 4 Kryeministra të ndryshëm në 4 vjet. Por, për fat të keq, kemi pasur vetëm një Kryeministër, me të njëjtat mashtrime për shëndetësi falas..

Janë pothuaj të njëjtët qytetarë që i detyrojnë, duke i kërcënuar e shantazhuar, të bëjnë check up cdo vit ose disa herë në vit. Lista përmban:
– emra të personave që nuk jetojnë më;
– emra qytetarësh që kurrë nuk e kanë bërë check up;
– emra të sëmurësh që i detyrojne të bëjnë check up disa herë në një vit, përndryshe nuk marrin kurat e nevojshme për të jetuar;
– emra mjekësh familje e infermierësh që detyrohen të japin gjakun e tyre për analiza që të plotësojnë normën e përcaktuar;
– emra qytetarësh në ndihmë ekonomike e pagesë invaliditeti që e rrezikojnë atë nëse nuk bëjnë check up;
– emra mesuesish, punonjës të administratës të detyruar të bëjnë check up në këmbim të mbajtjes së vendit të punës;
– etj

Kryeministri Rama të publikojë tabelën për 6.3 mln eurot paguar Vilmës për 420 mijë analiza të pabëra kurrë. Një abuzim skandaloz me buxhetin e taksapaguesve, evidentuar edhe në raportin e KLSH. Le të më padisë Rama për shpifje. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të publikuar listën e atyre që kanë bërë check up.

Zjarr Tv Ad