Chelsea-Tottenham, spektaklin e dhurojnë… trajnerët

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasditen e djeshme është zhvilluar takimi i vlefshëm për javën e dytë të Premier League midis Chelsit dhe Tottenahmit. Takimi ishte mjaftë emocionues dhe në fund skuadrat ndanë nga një pikë në barazimin 2-2 me Chelsin që kaloi dy herë në avantazh dhe të dyja herët u barazua nga Tottenham. Megjithatë skenën në këtë takim e morën dy trajnerët Tuchel dhe Conte të cilët gjatë gjithë takimit patën përplasje me njeri-tjetrin aq san ë fund arbitri i nxori të dy me karton të kuq.

Gjithcka nisi në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Tuchel i është vërsulur Contes në një moment kur ky i fundit po festonte golin e barazimit të përkohshëm 1-1. Gjermani dukej shumë i inatosur dhe iu vërsul italianit, me të dy teknikët që u desh të ndaleshin nga stafet përkatëse. Si pasojë e këtij shkëmbimi, të dy u ndëshkuam me karton të verdhë nga gjyqtari Tejlor.

Pak minuta më vonë erdhi goli i rezultatit 2-1 për Çelsin dhe Tuhel shfrytëzoi rastin për t’u hakmarrë ndaj Kontes. Menjëherë pas golit ai vrapoi për të festuar atë pikërisht para trajnerit italian, me episodin i cili është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Fundi i ndeshjes, u mbyll me barazimin 2-2 me gol në minutën e 96 nga Tottenham,. Conte shkoi t’i shtrëngonte dorën gjermanit dhe ky i fundit nuk ia lëshoi duke sjellë përplasjen e radhës mes dy trajnerëve në momente nervozizmi të pazakontë në fushë. Gjyqtari këtë radhë nuk i fali, duke u treguar të dyve kartonin e kuq edhe pse kishte përfunduar takimi.

Zjarr Tv Ad