Christian Panucci “fërkon” duart, e kërkon ekipi i njohur

0
17

Duket se ka dritë në fund të tunelit për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci.

Shkarkimi i Sofronis Avgousti e ka detyruar Apollon Limassol për të hedhur sytë nga një tjetër profil “timonieri” dhe Panucci shihet si ai i duhuri.

Ish-mbrojtësi i Romës dhe Realit të Madridit është pa kontratë prej marsit të vitit 2019, teksa u shkarkua nga FSHF menjëherë pas humbjes 2-0 ndaj Turqisë.

Megjithatë, për të arritur te stoli i skuadrës së elitës së futbollit në Qipro, 46 vjeçarit i duhet të fitojë balotazhin me Moreno Longon. Ish-trajneri i Frosinone në sezonin 2017-2018 dhe Pro Vercellit, Torinos dhe Canavese shihet si një tjetër  profil ideal për të drejtuar skuadrën në sezonin e ri.