Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia kufitare në Rinas ka vënë në pranga një çift nga Turqia për falsifikim dokumentesh. Në pranga janë vënë Ozan I., 21 vjeç dhe Elif I., 18 vjeçe, të cilët u arrestuan për veprën penale të parashikuar nga nenet 189/2 dhe 190/2 të Kodit Penal “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia.