Çifti komunikon për dy vite me ‘’google translate’’

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Chloe Smith, 23 vjeç nga West Midlands dhe i dashuri i saj Daniele Marisco, 25 vjeç nga Italia, u takuan për herë të parë në një klub nate në Ibiza, dy vite më parë. Jo vetëm që nuk dëgjonin dot njëri-tjetrin për shkak të muzikës së lartë, por nuk mund të flisnin as edhe një fjalë të së njëjtës gjuhë. Pasi ranë në dashuri me shikim të parë, çdo problem mund të zgjidhej. Ata kuptuan se mund të komunikonin përmes “Google Translate” dhe duke parë video me titra. Sipas Daily Mail, çifti tanimë jeton së bashku në Londër, ku Chloe punon si grimiere, ndërsa Daniele si barist në një restorant italian. Ata kanë mësuar të flasin italisht dhe anglisht për të siguruar jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre. Chloe dhe Daniele përmirësuan komunikimin pa marrë asnjë mësim, por thjesht duke folur me njëri-tjetrin. Shoqëria e tyre mendoi se kjo marrëdhënie nuk do të zgjaste dhe se ishte thjesht një fiksim pushimesh. Por ata u provuan të gjithëve të kundërtën, duke besuar në dashurinë e tyre.

 

Zjarr Tv Ad