Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe duhen përmirësuar. Kështu deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport global për duhanin, duke shpjeguar se si e-cig janë të rrezikshme për shëndetin, pavarësisht se nuk kanë katran dhe gaz toksik dhe një sasi të vogël nikotine, në krahasim me cigaret normale e purot.
Gjykimi i OBSH vjen pas disa studimeve që tregojnë shqetësimin e disa qeverive për një formë të re varësie.
‘Edhe nëse niveli i rrezikut nuk është përcaktuar në mënyrë definitive, e-Cig janë padyshim të dëmshme dhe duhen përmirësuar- thuhet në raport. Ndër të tjera nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar që janë një ndihmë e madhe për të lënë duhanin. Pjesa më e madhe e atyre që i përdor tymon cigare tradicionale.
OBSH nënvizon gjithashtu edhe për dizinformimin që kompanitë e duhanin japin për e-cig.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në raport thekson për një rritje të shërbimeve për ata që synojnë të ndalojnë pirjen e duhanit, të arritshme vetëm për 30% të popullsisë së botës. Pa ndihmë, vetëm 4% e përpjekjeve janë të suksesshme.