Skuadra e turke e Konyaspor ku aktivizohen dy futbollistët e kombëtares Sokol Cikalleshi dhe Endri Cekici mbylli një sezon fantastik vitin që shkoi duke e mbyllur kampionatin turk në vendin e tretë.
Konyaspor do të luaj sezonin që vjen në Uefa Europa Conference League dhe ekipi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Ditën e djeshme skuadra e Konyaspor zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin tjetër turk Erzurum ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 4-0. Ishte pikëerish sulmuesi i kombëtares që e hapi serinë e golave në minutën e 22 me anë të një 11- metërshi të shndërruar në gol nga kavajasi.
Gjashtë minuta më vonë Olgun dyfishoi shifrat ndërkohë në pjesën e dytë skuadra e Konyaspor shënoi edhe dy gola të tjerë. Në këtë takim Cekici dhe Cikalleshi e nisën ndeshjen si titullarë.