Cikloni afrikan, Italia në alarm prej breshërit dhe stuhive, preket edhe veriu i Ballkanit

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shiu po bie me rrebesh në pjesën më të madhe të Italinë, për shkak të ciklonit me origjinë afrikane të pozicionuar mbi detin Tirren dhe që në orët në vijim do të intensifikohet sidomos në veri, por edhe në Italinë e mesme dhe në brigjet e Campania, Basilicata dhe Calabria.

Estofex (European Storm Forecast Experiment) ka ngritur alarmin për motin e keq. I njejti alarm vlen edhe për një pjesë të madhe të Ballkanit verior dhe Evropës lindore, kryesisht për breshër me dimensione të mëdha, erë dhe tornado. Në zona të veçanta do të ketë edhe vërshime ujrash.

Alarm të gradës së dytë do të ketë për Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë, Poloninë dhe Ukrainën për breshër kokërrmadh, erë dhe stuhi.

Të gjitha këto paralajmërime janë të vlefshme deri nesër në mëngjes në orën 8, të mërkurën, më 29 maj.

 

Zjarr Tv Ad