Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri grek Mitsotakis nuk bëhet pjesë e Samitit të Ukrainës që zhvillohet sot në Tiranë, për shkak të përkujtimores së aksidentit të Tempit.
Si sot një vit më parë në Greqi ndodhi një aksident i rëndë hekurudhor, ku nga përplasja e dy trenave vdiqën 57 pasagjerë, katër prej tyre ishin të rinj shqiptarë.
Një arsye tjetër e mospjesëmarrjes së kryeministrit grek në Tiranë është klima negative që ekziston në vend si dhe greva e përgjithshme që ka nisur sot në vend.
Ardhja e tij në Shqipëri ishte konfimruar, por situata në të cilën ndodhet nuk e ka bërë të mundur pjesëmarrjen e tij në Samit.
Ka qenë vetë Mitsotakis që i ka shkruar Ramës dhe i ka thënë se do kenë raste të tjera së shpejti për t’u takuar.