Cilat Gjene Merrni nga Mamaja dhe Cilat nga Babai

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse dikush ju ka thënë ndonjëherë, “Je një kopje e nënës tënde”, duhet ta dini se kjo nuk është e vërtetë. Në të vërtetë, ne (sidomos gratë) jemi më shumë si baballarët tanë dhe jo si nënat tona.

Përveç kësaj, ekziston një teori se mënyra e jetesës së babait para ngjizjes së foshnjës, duke përfshirë ushqimin që ha dhe se si ndihet, janë baza e shëndetit të ardhshëm të foshnjës.

Ky artikull do t’ju tregojë për tiparet trashëgëgoni nga babai dhe nga nëna:

Duhet të keni parasysh se edhe nëse keni gjene të mira, duhet të mbani ende një mënyrë jetese të shëndetshme, sepse, në fund të fundit, mënyra e jetesës është faktori kryesor për mënyrën se si do të dukeni dhe ndjeheni.

Pjesën më të madhe të kohës, fëmijët trashëgojnë formën e majës së hundës, zonën rreth buzëve, madhësinë e mollëzave, qoshet e syve dhe formën e mjekrës së tyre.

Këto janë fushat kyçe të theksuara gjatë njohjes së fytyrës dhe njerëzit të cilët kanë fusha të ngjashme me ato që përmendëm më sipër, do të shfaqen pothuajse identikë me ne.

Dhe zona midis vetullave shpesh është shumë e ndryshme.

Vajza e Reese Witherspoon trashëgoi sytë blu nga nëna e saj aktore, formën e mollëzave, mjekrës dhe majën e hundës.

Gjenet e nënës janë zakonisht 50% e ADN-së së fëmijës dhe gjenet e babait janë 50% tjetër.

Megjithatë, gjenet mashkullore janë shumë më agresive sesa ato femërore, prandaj ato zakonisht janë më të spikatura. Ndaj, zakonisht ka 40% të gjeneve aktive femërore dhe 60% të gjeneve mashkullore aktive.

Përveç kësaj, trupi i një gruaje shtatzënë e identifikon fetusin si një trup pjesërisht të huaj. Në mënyrë që të shpëtojë foshnjën, ajo duhet të gjejë paqe me gjenet agresive të babait (nganjëherë, me koston e gjeneve të saj).

Sidoqoftë, është ende e mundur të zbulohet se cilat tipare një fëmijë mund të trashëgojë nga babai i tyre dhe cilat nga nëna.

Gjinia

Gjinia e fëmijës së ardhshëm varet nga babai. Nga nëna e tyre, një fëmijë gjithmonë merr kromozomin X dhe nga babai ose një kromozom X (që do të thotë se do të jetë një vajzë) ose një kromozom Y (që do të thotë se do të jetë një djalë).

Nëse një njeri ka shumë vëllezër në familjen e tij, ai do të ketë më shumë djem dhe nëse ka shumë motra, ai do të ketë më shumë bija. Vetëm disa meshkuj kanë një numër relativisht të barabartë të kromozomeve X dhe Y në spermatozoidet e tyre dhe kanë po aq gjasa që të kenë djem apo vajza.

Kromozomet Y kanë më pak gjene se kromozomet X dhe disa prej tyre janë përgjegjëse për zhvillimin e organeve gjenitale mashkullore.

Kjo është arsyeja pse një djalë ka më shumë gjasa të duket si e ëma. Kur është fjala për vajzat, ato marrin kromozome X nga të dy prindërit, kështu që është e pamundur të parashikohet se si do të duken.

Gjendja e dhëmbëve të tyre

Nëse një baba i viziton dentistët shpesh, fëmijët e tij kanë shumë gjasa të kenë probleme dentare. Edhe pse forma dhe madhësia e dhëmbëve mund të trashëgohen nga të dy prindërit, gjenet e babait janë ende dominues.

Pra, nëse një baba ka dhëmbë të dobët, fëmija ka të ngjarë të ketë të njëjtat probleme.

Inteligjenca

Gjenet përgjegjëse për inteligjencën gjenden në kromozomin X. Kjo është arsyeja pse djemtë trashëgojnë inteligjencën nga nënat e tyre.

Bijat e marrin inteligjencën e tyre nga të dy prindërit. Megjithatë, vetëm 40% e inteligjencës së nënës trashëgohet, pjesa tjetër merret gjatë jetës së tyre. Prandaj, asgjë nuk mund ta zëvendësojë punën e vështirë.

Mesatarisht, koefiçientët e inteligjencës së djemve kanë rreth 15 pikë diferencë nga nënat e tyre.

Prirja për sëmundje mendore

fëmijët e lindur nga baballarët që janë mbi 45 vjeç ose më shumë kanë më shumë gjasa të kenë vështirësi në mësim.

Në çdo moshë, burrat që kanë sëmundje koronare të zemrës kanë të ngjarë ta kalojnë tek fëmijët e tyre dhe burrat që ishin jopjellorë dhe ngjizja u bë artificialisht, shpesh kanë djem me të njëjtin problem.

Prirja për hemofili dhe autizëm

Një nga njerëzit më të famshëm që kishte hemofili ishte Tsarevich Alexei. Në të majtë, ju mund të shihni gjyshen e tij, Mbretëresha Viktoria, e cila kishte gjenin për hemofili dhe e kaloi atë tek disa nga fëmijët, nipërit e mbesat e stërnipërit e stërmbesat e saj.

Ka sëmundje që mund të trashëgohen vetëm nga nënat, por zhvillohen vetëm tek djemtë (me të vërtetë nuk ka gjasa që vajzat t’i marrin këto sëmundje).

Kjo ndodh kur një grua ka kromozomin X me këtë gjen dhe e kalon këtë gjen tek djali i saj. Ndryshe nga nëna e tij, djali ka vetëm një kromozom X dhe ai nuk ka asgjë tjetër për të kompensuar gjenin me mutacion.

Hemofilia, e cila dëmton aftësinë e trupit për të bërë mpiksjen e gjakut dhe distrofinë muskulare Duchenne, janë ndër sëmundjet që mund të kalohen në këtë mënyrë.

Autizmi është sëmundja më e zakonshme që trashëgohet nga nëna tek djali.

Prirja për të qenë mbipeshë

Prirja për të qenë mbipeshë ose për të qenë në formë është e trashëguar gjenetikisht. Pesha e disa njerëzve dhe matjet e belit bazohen në gjene rreth 25% të kohës.

Njerëzit që kanë probleme me peshën shpesh e trashëgojnë atë nga prindërit e tyre. Në situata të tilla, është shumë e vështirë të humbësh kilogramët shtesë, por edhe në këtë rast, një dietë dhe akitiviteti i duhur fizik ju ndihmojnë

Prirja për të qenë në formë ose mbipeshë mund të trashëgohet në mënyrë të barabartë nga secili prind, por prirja për të qenë mbipeshë trashëgohet më shpesh sesa prirja për të qenë në formë.

Pesha e një fëmije varet vetëm nga nëna. Nuk varet nga sa peshon babai, një fëmijë do të jetë elegant nëse nëna është e tillë. Dhe nëse nëna është mbipeshë, fëmija mund të ketë peshë shtesë menjëherë pas lindjes.

Gjatësia

Etërit ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve të tyre më shumë se nënat. Baballarët e gjatë zakonisht kanë fëmijë më të gjatë. Mesatarisht, rreth 60 deri 80% e lartësisë së një personi varet nga babai dhe nëna e tyre, pjesa tjetër është rezultat i dietës, mënyrës së jetesës dhe shëndetit.

Përveç kësaj, jo të gjithë fëmijët nga të njëjtët prindër kanë të njëjtën lartësi. Zakonisht, fëmijët më të vegjël janë më të shkurtër se ato më të mëdhenjtë.

Ka 2 formula për të përcaktuar lartësinë e fëmijës tuaj të ardhshëm:

– Nëse e keni djalë, merrni gjatësinë e nënës, shtoni atë të babait dhe pastaj shtojini 12.7 cm.

Pjestojeni shumën me 2 dhe kjo është gjatësia e djalit tuaj. Nëse e keni vajzë, atëherë shtoni gjatësia e nënës dhe gjatësia e babait dhe zbrituni 13. Pjestojeni rezultatin me 2 dhe kjo do të jetë gjatësia e vajzës suaj.

– Memorizoni lartësinë e vajzës tuaj kur ajo është 18 muajshe dhe djali juaj kur ai është 2 vjeç dhe shumëfishojeni numrin me 2. Kjo është gjatësia (hiqni ose shtoni ca centimetra) të fëmijës tuaj të ardhshëm të rritur.

Ngjyra e syve

Ngjyra kafe e syve është një gjen dominues. Ndaj, nëse njëri prej prindërve (sidomos babai) ka sy të errët dhe nëna ka sy blu apo jeshilë, fëmija ka më shumë gjasa t’i ketë sytë ngjyrë kafe.

Shanset për të pasur një fëmijë me sy blu nuk janë zero, por mund të ndodhë vetëm nëse njëri nga prindërit ka një gjen përgjegjës për ngjyrën blu.

Bluja dhe jeshilja janë gjene recesive dhe ngjyra blu është më dominuese sesa ngjyra jeshile, por ende, është e mundur që 2 prindër me sy të kaltër mund të kenë një fëmijë me ngjyrë kafe.

Pikat në faqe janë një tipar recesiv. Nëse të paktën njëri nga prindërit ka pika në faqe, është e mundshme që fëmija do t’i ketë edhe ai.

Flokët kaçurrela

Pikat në faqe

Flokët kaçurrelë janë me të vërtetë të bukur dhe shumë nëna ëndërrojnë të kenë një fëmijë me flokë kaçurrelë, por, përkundër faktit se flokët kaçurrela janë tipare dominuese, edhe nëse një nga prindërit e ka atë, kjo nuk do të thotë se fëmija do t’i ketë patjetër.

Rregulli i thjeshtë është ky:

– Nëse të dy prindërit kanë flokë kaçurrelë, fëmija do të ketë flokë kaçurrela gjithashtu.

– Nëse të dy prindërit kanë flokë të drejtë, fëmija do të ketë flokë të drejtë.

– Nëse njëri nga prindërit ka flokë kaçurrelë dhe tjetri ka flokë të drejtë, fëmija do të ketë flokë të valëzuar.

– Gjithashtu, nëse të dy prindërit kanë flokë kaçurrelë dhe dikush në familjen e tyre ka flokë të drejtë, fëmija mund të ketë flokë të drejtë.

 

Zjarr Tv Ad