Cilat janë detyrat e Presidentit të Maqedonisë së Veriut

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Por kush mund të kandidojë për President të Maqedonisë së Veriut? Sipas Kushtetutës dhe ligjeve për zgjedhje në Maqedoni për President mund të garojë:
-të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
-në ditën e zgjedhjeve të kenë mbushur më së paku 40 vjet;
-të jenë banorë të Republikës së Maqedonisë më së paku 10 vjet, në 15 vitet e fundit;
-të mos jenë zgjedhur paraprakisht dy herë në funksionin President;

Cilat janë detyrat e Presidentit pas fitores në zgjedhje dhe marrjes së mandatit:
-të prezantojë Republikën;
-të jetë komandant suprem i Forcave të Armatosura të Maqedonisë;
-ta përcaktojë mandatarin për formimin e Qeverisë të Republikës së
Maqedonisë;
-të emërojë dhe revokojë me dekret ambasadorë dhe përfaqësues të
Republikës së Maqedonisë jashtë vendit;
-të pranojë letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huaj
diplomatikë;
-të propozojë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së
Maqedonisë;
-të propozojë dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë;
-të propozojë anëtarë të Këshillit për Marrëdhënie Ndëretnike;
-të emërojë dhe shkarkojë edhe bartës të tjerë të funksioneve shtetërore
dhe publike të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj;
-të ndajë dekorata dhe mirënjohje në përputhje me ligjin;
-të bëjë falje në përputhje me ligjin;
-të kryejë detyra të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni për presidentin e pestë do të mbahen sot, më 21 prill, 2019. Rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj, 2019 ku do të garojnë vetëm dy kandidatë, dy të parët më të votuarit nga rrethi i parë.

 

Zjarr Tv Ad