Çiljeta deklaroi se Lali i fitoi zemrën, Veliaj falenderon publikisht këngëtaren: Faleminderit Çiljeta, mirësia jote ngjitëse…

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, shprehu publikisht vlerësimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku ftoi të rinjtë që t’i bashkohen për ta mbështetur.

“Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua”, ishin këto fjalët e këngëtares drejtuar të rinjve të Kavajës.

Edhe Veliaj, ka publikuar në “Facebook”, një foto në të cilën shfaqet me Çiljetën dhe e falenderon për fjalët e ngrohta.

Ai thotë se mirësia dhe pozitiviteti i saj janë ngjitës.

“Faleminderit Çiljeta Xhilaga për fjalët e ngrohta që ndave me të rinjtë e Kavajës. Mirësia dhe pozitiviteti yt janë ngjitëse dhe ti i ke me shumicë!”, shkruan Veliaj krah fotos.

Zjarr Tv Ad