Damian Gjiknuri u shpreh në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se ndehej mirë që shprehja e tij “tërmet” e përdorur pas blerjes së votave në Dibër, ka zënë vend në frazeologjinë e politikës shqiptare. Gjiknuri iu referua përdorimit të kësaj fjale nga një demokrat në një prej “Foltoreve” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por drejtuesi i emisionit Çim Peka i kujtoi Gjiknurit se pas datës 11 dhjetor, kur të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, ai dhe socialistët që qeverisin vendin, nuk do ta bëjnë gjumin të qetë. “Është data më problematike për ju. Jo gjithmonë opozita do të ketë kryetar partie dike që ju i ofroni pazar”, iu drejtua Peka, Gjiknurit.
Pjesë nga intervista
Damian Gjiknuri: Kur e dëgjova tërmetin në ‘Foltore’ kur i tha njëri Sali Berisha je një tërmet i vërtetë në politikë dhe salla duartrokiti, më vjen mirë që shprejha tërmet ka marrë një përdorim mbi një lëvizje të fortë dhe të papritur politike.
Çim Peka: Nuk e di sa mirë do të vijë pas 11 dhjetorit…
Damian Gjiknuri: Do ta shohim. Pse ça ka në 11 dhjetor?
Çim Peka: Ka stresin tuaj. Është data më problematike për ju. Jo gjithmonë opozita do të ketë kryetar partie dike që ju i ofroni pazar.
Çim Peka: Dhe me një lider tjetër të opozitës shans që ai person të rrijë kryetar bashkie në Lezhë, ju e konsideroni çështje bajate, nuk ka.
Damian Gjiknuri: Se kush do të jetë lider i opozitës nuk është problemi im, por i juaji.
Çim Peka: Nuk do të jesh kaq i qetë pas 11 dhjetorit. Njerëz të pakënaqur…Ju blini votat me vende pune. Kjo është periudhë e artë? Pas 11 dhjetorit ju gjumë të qetë se keni kapur kryetarin e opozitës nuk do të bëni dot.