Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari Çim Peka thotë se çdo kandidaturë normale mund ta mposhtë Veliajn në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Peka u shpreh se Veliaj nuk ka fituar ndonjëherë garë vetëm dhe 14 maji është gara e tij e parë e vërtetë.
“Ka qenë një herë në aleancë me LSI dhe mundi doktor Halim Kosovën në 2015. Në 2019 kandidoi me veten. Këtë radhë është gara e parë e Veliajt si noter i vendimeve të Ramës. Është figurë e konsumuar”, tha Peka.
Teksa komentoi kandidatët e primareve të PD për bashkinë Tiranë Peka u shpreh se kandidatët, edhe pse mund të vijnë nga shoqëria civile, siç është rasti i mjekut Ilir Alimehmeti, në thelb janë të gjithë politikë, pasi kanë lidhje të hershme me PD.