A i fshehin pasuritë politikanët shqiptarë? Dhe ku? Rasti i ‘Pandora Papers’ pas investigimit të Panama Papers të para disa viteve i bën edhe më konkrete këto pyetje.
Gazetari Çim Peka, bëri një deklaratë të fortë në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, duke iu referuar një raporti të OSBE-së të vitit 2015, për pasurinë e Kryeministrit Edi Rama. Peka tha se sipas këtij dokumenti, ku për herë të parë dhe të fundit, është përmendur pasuria e një politikani, Kryeministri Edi Rama zotëron 200 mln euro pasuri.
Ndërsa diplomati Agim Nesho, u shpreh se pas këtij raporti, qeveria shqiptare bëri protestë të heshtur në OSBE, nga ku u shkarkua ambasadori shqiptar.
Çim Peka: Raporti i OSBE-së i vitit 2015, për herë të parë në një raport ndërkombëtar për Shqipërinë, është përmendur pasuria e një politikani me shifër konkrete. Për z.Rama thuhet se ka pasuri prej rreth 200 mln euro. Është hera e parë dhe e vetme që ka ndodhur në një raport ndërkombëtar për Shqipërinë.
Genc Gjokutaj: Mos i ka nga pikturat?!
Çim Peka: Dhe në fakt kaloi shumë qetë.
Enton Abilekaj: Ishte edhe hera e fundit, ishte hera e fundit që mund të numëroheshin…
Agim Nesho: Jo, nuk kaloi lehtë. Vajti u bë demarzh nga qeveria shqiptare dhe u hoq ambasadori. Shkuan dhe bënë protestë, qeveria shqiptare. Ai ambasador është hequr me kokën që përmende këtu.