Çim Peka: Një koleg më tha, se kishte dëgjuar në kafene, që treshja Rama-Abazoviç-Ahmeti duan të rrëzojnë Kurtin

0
1966
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur Çim Peka thotë se tre politikanët e rëndësishëm shqiptarë, ndër ta dy kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç së bashku me Ali Ahmetin kanë komplotuar për të rrëzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Deklarata e Pekës vjen në një kohë kur festivali “Sunny Hill” është zhvendosur nga Prishtina në Tiranë, duke shkaktuar një valë konspiracionesh që përfshin deri te politikanët më të lartë.

Megjithatë deklarata bombastike e Pekës, është me burime jo-zyrtare. “Një koleg nga Maqedonia e Veriut mu përbetua se në kafenenë e Ohrit, treshja Rama-Abazovic-Ahmeti kishin rënë dakort të rrëzonin Kurtin. Vetëm se nuk kanë llogaritur që Putin mund t’u rrëzohet më shpejt nga pushteti…”, shkruan Peka.

Postimi i plotë i gazetarit:

A po blen Rama dhe Veliaj kundershtare per Albinin nga Kosova?

Nuk mund te them asnje fjale nese duhej apo jo Prishtina ti dhuronte 17 hektar Dukagjinit per festivalin e Duas, por di shume mire qe Veliaj nuk po e fton per festivalin por eshte ne kerkim te kundershtareve potencial ndaj Albinit qe Rama te krijoje nje front kunder tij. Shikoni sa politikane kosovare qe deri dje ishin ne lufte gjyqesore me Ramen, kane zbarkuar tashme ne zyrat e Rames e Veliaj, pse jo edhe si biznesmene, mjafton qe te rrjeshtohen me Ramen (qe do te ndante Kosoven sipas tyre) kunder “armikut” te perbashket ne krye te qeverise se Kosoves.

Ne 2013 Rama erdhi ne pushtet me koalicionin e “Qelbesirave”. E thene nga vete ai.

Sot po nderton koalicionin dhe po therret:

“Hajdute te te gjitha trojeve “ bashkohemi kunder Kurtit!

Nje koleg nga MV mu perbetua se ne kafenene e Ohrit, treshja Rama-Abazovic-Ahmeti kishin rene dakort te rrezonin Kurtin. Vetem se nuk kane llogaritur qe Putin mund tu rrezohet me shpejt nga pushteti…

Zjarr Tv Ad