Çim Peka: Prokurori që po heton Bashën, i njëjti që realizoi operacionin për goditjen e krimit shqiptar! Mos u habisni kur të dalin lidhje me politikanë

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Çim Peka është ka folur mbrëmjen e djeshme për operacionin që u zhvillua nga policia belge kundër mafias shqiptare që trafikon drogë në Belgjikë, në të cilin u arrestuan 45 persona, nga të cilët 30 ishin shqiptarë.

Sipas gazetarit, prokurori që realizoi shkatërrimin e këtij grupi kriminal, është i njëjti që po heton kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen “Toyota Yaris”, teksa shton se pritet që nga hetimi të dalin ehde lidhje me politikanët shqiptarë.

“Prokurori belg që po heton Bashën, që po heton se nuk është më dëshmitar, është nën hetim, është po ai prokuror që realizoi operacionin më të madh për goditjen e krimit shqiptar. Mos u habisni kur nga ky operacion të dalin gjëra të llahtarshme, lidhje me politikanë”, tha Peka në Syri Tv.

Zjarr Tv Ad