Çim Peka: Vizioni i Berishës shpëtoi BE-në nga gazi rus, Pompeo erdhi për biznes por vizita e tij u abuzua nga maxhoranca dhe Alibeaj

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Çim Peka thotë se ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo erdhi në Shqipëri për biznes, por vizita e tij u abuzua nga maxhoranca dhe deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

Në një shkrim të botuar në portalin e tij, Peka thotë se Pompeo e sollën në Shqipëri dy projektet vizionare të Sali Berishës, gazsjellësi i TAP dhe Muxhahedinët.

Më tej në shkrim, Peka sulmon Alibeajn duke thënë se e shfrytëzoi fjalën e tij në takimin me Pompeo për të sulmuar Berishën.

Pjesë nga shkrimi i Pekës:

Kur qeverisja e Sali Berishës inicioi dhe mbrojti projektin e gazsjellësit Transadriatik, TAP, sigurisht që po mendohej për brezat në vijim. Projekti më i madh që kishte njohur Shqipëria synonte jo vetëm gazifikimin e vendit, por mbi të gjitha të kthente Shqipërinë në një portë hyrëse për gazin drejt Europës.

***

Mëngjesin e 24 shkurtit, atëherë kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, botët u ndanë sërish me thikë. Aty u bë e qartë se çfarë do të thotë të investosh për të ardhmen. Gazsjellësi TAP nisi të dërgonte gaz drejt Europës perëndimore, duke çelur dyert për të shpëtuar nga varësia ruse.

***

Një ndër kompanitë e interesuara për t’u furnizuar me gaz përmes Shqipërisë ishte Overgas, një firmë bullgare, aksionet e së cilës janë shitur në masën 50 përqind së fundmi te kompania amerikane Linden Energy.

Kjo e fundit, e interesuar që projekti të ecë përpara, solli në Tiranë kryetarin e bordit të këshillimit të kompanisë, ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Por ajo që ishte një vizitë biznesi, përfundoi si një abuzim nga mazhoranca dhe pjesëzat e opozitës së keqpërdorur.

***

Pasi Balla i mori për dore dhe e çoi drejt podiumit, Alibeaj mbajti një fjalim skandaloz. Në të gjithë fjalën e tij, ai u ankua për Sali Berishën. Asgjë për keqqeverisjen, asgjë për korrupsionin, asnjë fjalë për krimin e organizuar.

Teksa Balla i buzëqeshte nga salla, Alibeaj vazhdonte të shfrynte për situatën brenda në PD. Pompeo, që sapo ishte shprehur se është i gatshëm të punojë me opozitën si dhe me qeverinë, pa paragjykuar se kush është në pushtet, po e dëgjonte me habi.

***

Pak më vonë, Pompeo u nis drejt kampit të muxhahedinëve iranianë në Shqipëri. Sërish një projekt vizionar dhe i rëndësishëm me iniciator Sali Berishën. Një zot e di se çfarë poshtërsish do të kishte thënë nëse do e kishin ftuar edhe aty.

Zjarr Tv Ad