Çim Peka, Yuri Kim: Hajde në studio të të vë përballë sms e Ramës që shantazhon në emrin tuaj

0
413
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti Çim Peka ka sfiduar ambasadoren Yuri Kim, me një intervistë ky do ti vendosë përballë mesazhet e Ramës dhe njerëzve të lartë në PS, që shantazhojnë deputetë e ministrja në emrin e saj.

Gjatë intervistës së tij në Edicionin e Pasdites me Armela Ferkon në SYRI TV, Peka deklaroi se Yuri Kim ka shkuar mesditën e djeshme në Bashkinë e Tiranës, që të shantazhojë gjyqtaren Blerina Muça, pasi njeriu që do i bëjë vettingun është ish-kandidat i G99, në kohën kur Erion Veliaj ka qenë kryetar i kësaj partie.

‘Zonja është parë të futet në bashki dje në orën 14:30. Asnjë njoftim se pse shkoi në bashki. Ajo që unë di është që personi që ka në dorë vettingun e Blerina Muçës është ish-kandidat për deputet i G-99 në vitin 2009.

Unë e sfidoj publikisht ambasadoren Yuri Kim. E sfidoj në intervistë jo në deklarata publike dhe i vendos përballë zonjës, mesazhet e Edi Ramës dhe zyrtarëve të tij, të cilët flasin në emër të saj, jepni dorëheqjen nga mandatet për deputetë dhe ministra të Ramës, që zonja Kim të mos ua bëjë malore. Flasin për kompromise.

E ka bërë apo jo, ambasadorja Kim këtë pazar me Edi Ramën, këtë unë nuk e di. Por e sfidoj në intervistë dhe i vendos përballë mesazhet e Ramës dhe eksponentëve të PS-së, që shkruajnë që ambasadorja të mos ua bëjë malore dhe unë ju garantoj për këtë, në emër të saj, jepni dorëheqjen nga mandati.

Unë i vë mesazhet përballë nëse zonja vjen në studio’, tha Çim Peka në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad