Serbinë vazhdon ta pengojë gjithçka e mirë që ndodh në vendet tjera, e sidomos në Kosovë. Mediet atje nuk mund të pajtohen assesi që Kosova po përjetojë momente historike sidomos tash e dy ditë sa në Prishtinë po qëndron Kombëtarja angleze dhe tifozët anglezë. Telegrafi.rs ka shkruar se tifozët anglezë e kanë “pushtuar” Prishtinën dhe vazhdimisht po këndojnë kundër Serbisë.
“Ata po këndojnë kundër Serbisë së bashku me shqiptarët”.
“Në njërin nga lokalet e shumta ku gjendet tifozët anglezë kanë kënduar këngën “Fuck Serbia”, këngë kjo që është përcjell edhe nga tifozët vendas”, vazhdon kjo medie e cila akuzon se ndaj kësaj situate duhet të reagojnë e gjithë Serbia.
Tifozët anglezë dhe ata shqiptarë janë parë bashkë rrugëve të Prishtinës dhe miqësisht kanë festuar para ndeshjes. Kjo situatë nuk po tingëllon aspak mirë tek shteti fqinjë.