Mediat serbe po merren intensivisht me zhvillimet në Kosovë, sidomos me këto që kanë të bëjnë me Ushtrinë. Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në SHBA, i ka “çmendur” fare serbët.
Media serbe shkruan se “njeriu më i fuqishëm nga Prishtina” ka shkuar në Amerikë për të blerë armë për Ushtrinë e Kosovës.
“Veseli e ofron Trepçën për 4 miliardë dollarë”, është titulli i gazetës serbe.
Sipas kësaj gazete, Kosova është e gatshme që pasurinë minirare dhe energjetike t’ia jap Amerikës për armë.
“Për përgatitjen, armatimin dhe blerjen e sistemit antiraketor “Patriot”, Prishtina është e gatshme që amerikanëve t’ua jap pasurinë minerare dhe energjetike”, shkruan tutje media.
Kjo gazetë po ashtu ka botuar edhe një letër të ish-Presidentin George Bush, sipas të cilës qysh në vitin 2008 ia ka miratuar ndihmën ushtarake Kosovës.