Çmendet Frrok Çupi: Nisma e PD-së është marrëzi dhe përrallë idiote, që rrezikon vendin

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi ka dalë kundër kërkesës së PD-së për vetting në politikë. Sipas tij, kjo nismë kërkon që të zhbëjë shtetin.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Çupi e cilësoi si një nismë vullnetare, që synon të zhvlerësojë strukturat shtetërore.

“Deputetët, kanë një Kod Zgjedhor, një Kushtetutë, një KQZ, të gjithë këto kontrollohen, pra një Vetting. Ka ligje, por tani çfarë do të bëhet tani? Shteti është një makinë shumë e rëndë, shumë e madhe, nëse trajtohen në mënyrë vullnetare, ai kthehet në tmerr. Tani sulmon peshkatarët, lektorët, studentët, njerëzit që duhen të bëhen politikanë. Shteti duhet të zbatohet në ligje dhe ato janë, ka Kodin Penal, Kushtetutë“, u shpreh Çupi.

Çështja nuk shtrohet se çfarë ndjen brenda saj PD, ajo ndjehet me e akuzuara PD, sipas tij, partia më e madhe e opozitës ndodhet nën persion.

“Është një përrallë shumë idiote, ajo duhet mbyllur rubineti i kësaj çështje sepse është një turp i madh, pas 30 vitesh të bëhesh një gjë e tillë të bësh gjyq. Çfarë do të bëjmë do t’i bëjmë gjyqtarë të gjithë. Do të bëjë vettingun popullit. Çdo individ është një qenie politike, e ti nuk mund ti thuash se ti je nuk je politikan, Nëse doni t’i fusni të gjithë njerëzit në vetting bujrum të qoftë. Askush nuk i ndalon të bëjë një karrierë politike”, theksoi analisti.

Zjarr Tv Ad