“Çmendet” Volvo, ja interieri super-luksoz i limuzinës së saj të re

0
1046
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania Volvo ka prezantuar konceptin e interierit të limuzinës së saj të re S90 në version super-luksoz Excellence, i cili është projektuar për të siguruar të gjitha gjëra të nevojshme për pasagjerin në ulësen e djathtë në pjesën e pasme.

volvo3

Ulësja e përparme e djathtë ka një konzolë multi-funksionale, e cila ndër të tjera përfshinë një ekran të madh. Ky ekran, përveç argëtimit, mund të përdoret edhe si monitor kompjuteri dhe gjatë drejtimit interieri i kësaj limuzine mund të shndërrohet si një zyre pune.

volvo2

Sa për freskim, në këtë limuzinë gjendet edhe një frigorifer i vogël në pjesën qendrore të ulëseve të pasme, ndërsa funksionet për kondicioner dhe ulëset mund të rregullohen përmes një pajisje të veçantë e cila gjendet në pjesën qendrore tek mbështetësit e dorës, transmeton Koha.net.

volvo4

Volvo thotë se ideja për këtë koncept të ri të interierit për modelin S90 i ka ardhur pas reagimeve pozitive që ka marrë për konceptin e ngjashëm Lounge Console të interierit të SUV-it XC90.

 

 

“Këtë herë, përveç përmbajtjes së shumëllojshme luksoze, kemi dashur që interieri të marrë formën e një vepre të artit – skulpturë”, thotë kompania Volvo.

volvo7

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad