Çmim për të zhvatur emigrantët e qytetarët,Boçi: Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga : Luçiano Boçi

Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa. Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.

Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime. Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet. Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës. Me keq se e turpshme! Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.

Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve. Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës. Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

Zjarr Tv Ad