Çmimet e apartamenteve në Tiranë më të shtrenjtat në rajon

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim. Çmimet po rriten me shpejtësi dhe po arrijnë nivelin e 4,000 euro për metër katror, në projektin e ri që po ndërtohet pranë Presidencës, duke arritur nivelin më të lartë në rajon, sipas të dhënave që raportohen nga Colliers International.

Ndryshe nga Shqipëria, rajoni ka shënuar një rënie të çmimeve të apartamenteve.

Në Mal të Zi, sipas Global Property Guide, çmimet e apartamenteve po bien, kryesoisht për shkak të largimit të blerësve rusë. Pas një rritjeje në 2017-n, ka pasur gjithashtu një rënie në banesat rezidenciale. Sipas Zyrës Statistikore të Malit të Zi, çmimet e apartamenteve ranë me 5% në tremujorin e dytë 2018, të përshtatura me inflacionin. Rusët po shesin shtëpitë e pushimit, ndërkohë që ka rënë ndjeshëm kërkesa e tyre për shtëpi të reja. Sipas Colliers Montenegro. Qyteti më i shtrenjtë në mal të Zi për momentin është Bari, duke ia tejkaluar Budvës me një çmim mesatar 1,461 EUR/m2 në tremujorin e dytë 2018. Çmimi mesatar për m² në Podgoricë në tremujorin e dytë ishte rreth 1,116 EUR/m², në Budva 1258 EUR/m² dhe në Niksic 550 EUR/m².

Sipas National Corporation for Mortgage Insurance (NKOSK), që monitoron çmimet e apartamenteve në Serbi, tendenca është në rënie, me përjashtim të Beogradit. Çmimi mesatar i një metri katror në Serbi për hapësirat rezidenciale  ishte 878 euro në fund të qershorit 2018. Në kryeqytetin serb, çmimet mesatare variojnë nga vetëm 389 euro në Barajevo në 1,705 euro (mesatarisht) për hapësirën rezidenciale në Savski Venac. Për apartamentet luksoze në zonat më tërheqëse të qytetit, çmimi i një metri katror luhatet mes 2,000 dhe 3,000 euro.

Sipas Global Property Guide, në Shkup, çmimet mesatare të apartamenteve janë mesatarisht rreth 900-1200 euro për metër katror dhe në zonat e tjera janë rreth 23% më të ulëta sesa mesatarja kombëtare që është rreth 800 euro/m2.

 

Zjarr Tv Ad