Donjald Hoxha, kryetari i shoqatës së përpunuesve të qumështit, gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për rritjen e çmimit të produkteve të bulmeteve. Hoxha theksoi se rritja e çmimit të naftës, gazit dhe energjisë elektrike po “detyron” këtë sektor që të rritë çmimet ushqimore pasi siç thotë ai është e pamundur të përballosh kostot.
“Kemi kas situata të vështira lidhur me prodhimin por kostot janë rritur herë pas here dhe kjo ka bërë që industria të reflektojë në lidhje me llogaritjen e tyre dhe cmimet e reja për konsumatorin. Cmimet e reja që janë thënë për muajin e ardhshëm janë pa përfshirë qumështin dhe kosin që janë dy elementë bazë të kosnumit të kosnumatorëve. Aty do të mundohet fort industria për të bërë këtë sakrificë që po bën për të mbajtur të njëjtat cmimet për konsumatorin.
Rritjet e parashikuara është për nënproduktet si janë qumështi, djathi , gjiza dhe elementë të tjerë të kësaj natyre. Nuk jemi me dëshirën tonjë që të rritim cmimet sepse bie fuqia blerëse e konsumatorit. Është e rëndësishme që të theksojmë zinxhirin nga kostot e prodhimit të qumështit dhe të shkojmë deri tek marketi që konsumatori e ble.
Fermerët prej kohësh kanë deklaruar se janë rritur kostot e lëndëve të para ushqimore. Ritja e kostove të naftës ka bërë që dhe punimi i tokave të tyre të jetë më i shtrenjtë dhe kjo ka bërë që punimi i tokave të tyre të jetë më i shtrenjtë dhe industria e përpunimit po reflekton dhe e ble qumështin më shtrenjt. Aktualisht qumështi po blihet më shtrenjtë se një vit më parë sepse jemi të detyruar që të reflektojmë situatat konkrete që fermerët dhe blektorët po hasin në terren.
Ndërkohë duhet theksuar situata e energjisë elektrike, kemi paradoks pasi kostot për disa janë trefishuar pra deri në 31 dhjetor çmimi ishte 11 lekë për kilovat, kurse më 1 janar ne kemi çmimin 22 lekë për kilovat dhe 33 kilovat për disa të tjerë. Pra diku kemi dyfishim dhe trefishim të çmimit të energjisë.
Ulja e kostos së energjisë elektrike kjo do të reflektojë të paktën mos rriten akoma edhe më shumë produktet ushqimore. Edh gazi ka shkuar në dyfishim të çmimit i cili është një element shumë i rëndësishëm për përpunimin e qumështit pasi gjitha kaldajat punojnë me gaz. Shoqata jonë ka bërë kërkesë që të hiqet akciza e re por gazin që do të aplikohet pas datës 1 korrik, 6 lekë për litër duhet të hiqet dhe pas korrikut do të kemi çmim tjetër të gazit”, tha Hoxha.