“Çmimet e çmendura”/ Ja sa kushton një reklamë në Prime Time “Big Brother VIP 2”, nuk do ta besoni dot

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Big Brother VIP” është një nga realityshow-t, që aktualisht, cilësohet si më i ndjekuri.

Një spektakël që deri më tani ka përcjellë përplasje të forta, fenomene, gjuhë agresive, të cilat kanë tërhequr jo pak vëmendjen e audiencës, madje ka tejkaluar deri te politika.

Por përtej kësaj, një tjetër detaj që bie në sy, janë spotet publicitare, apo reklamat e kompanive të ndryshme, që janë të afishuara edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Pra, pas këtij produksioni qëndrojnë dhe miliona euro në qarkullim. Sipas të dhënave të siguruara pranë marketingut të këtij produksioni, transmetimi i spoteve publicitare për 240 sekonda në total, kushton 12 mijë euro pa TVSH.

Pra, në rast se një reklamë është 40 sekonda, 6 spote për t’u transemtuar në “Prime” shkojnë 2 mijë euro pa TVSH një transmetim.

Një tjetër ofertë e marketingut të produksionit të “Big Brother VIP” është dhënia e dhuratave për banorët, që përfshin edhe reklamim të emrit të kompanisë.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, dhënia e dhuratave gjatë ditëve kap vlerën prej 5 mijë eurosh pa TVSH. Pra kompania duhet t’u japë dhuratat banorëve dhe t’i paguajë produksionit 5 mijë euro pa TVSH.

Ndërsa dhënia e dhuratave në “Prime time” (te transmetimi direkt i spektaklit) është 10 mijë euro pa TVSH. Sipas këtyre të dhënave mjafton të llogaritësh orët e gjata të transmetimit dhe sidomos kohën e reklamave gjatë spektaklit të drejtuar nga Arbana Osmani, shumat për marketing në “Big Brother” shkojnë me miliona euro.

Në rast se do të llogaritet 30 minuta deri në 1 orë reklama, janë disa qindra mijëra deri në miliona euro të ardhura gjatë publicitetit që transmetohet në “Big Brother” brenda disa puntatave javore.

“Big Brother” ndoshta mund të jetë produksioni më “i çmendur” për gjenerimin e të ardhurave të reklamave sipas të dhënave që ne kemi siguruar nga marketingu dhe bizneset, sa u përket atyre që pasqyrohen te tatimet, kjo është diçka që u përket institucioneve.

Zjarr Tv Ad