Çmimet, korçari i famshëm i dedikon poezi Edi Ramës

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët e Korçës prej paradites së sotme janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve. Ishin studentët e Universitetit Fan Noli ata të cilët filluan protestën ku më pas i’u bashkuan dhe dhjetra qytetarë.

Kësaj proteste i’u bashkua dhe “korçari i famshëm”, Ilir Vrenozi, i cili i dedikoi dhe një poezi kryeministrit Edi Rama, lidhur me rritjen e çmimeve të karburantit dhe të shportës.

Gjatë protestës ai lexoi poezinë të cilën e përshtati me kolonën zanore të filmit shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”.

“Qeveri shkër****, ju jeni hajdutë! Barkun na e thatë, na ngordhët për bukë. *e ndërpresin. Po prit mo oooo! Ulni çmimet. Ngrihu popull zhduki, ngrihu protesto, këta kopila muti në tokë i rrëzo. Kur ne jemi bashkë, pa ngjyra partie. Të mos hamë kashtë prej kësaj qeverie. Diku bëhet luftë, kanë gjetur sebepin, thikën deri në fund, ku më shumë po vdesin. Popull mos në gjumë, ngrihu popull, ngrihu, ngrihu protesto. Në ta vlen njeriu, fëmijët mendo”, tha ai.

Zjarr Tv Ad