Çmimet në stratosferë, Manjani – Ramës: Nxirre njëherë të vetme një Akt Normativ për të ndihmuar popullin tënd

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Hiq taksat parazitare mbi çmimin e naftës;

Hidh rezervën në treg;

Zero TVSH përkohësisht.

Po të mos mjaftojnë këto ul dhe shpenzimet për investime që skanë asnjë kuptim kur nafta i bën të papërdorshme.

Hajde iher nga Dubai dhe, nxirre një akt normativ me fuqinë e ligjit që

të hyjnë në fuqi tani këto masa.

Nxirre njëherë të vetme një Akt Normativ për të ndihmuar popullin tënd!

Boll nxore akte për ta gjobitur e rrjepur atë, herë për arsye tërmeti e herë për arsye pandemie.

Ja kaq bëj, o zotni! Lëri takimet virtuale ku dëgjon veç veten. Mos harxho më kohë me përralla konsultimi se problemi kërkon VENDIM.

Shqiptarët do dalin në rrugë se skanë rrugë tjetër. Meqë ra fjala rruga është prona e tyre jo e jotja, as e policisë tënde… Bëj aq sa miku yt Vuçiç bën për Serbët.

Qeveria për këtë ditë duhet, o zotni! Duhet për të marrë vendime dhe jo propagandë që justifikon rrjepjen nga spekulimi.

Zjarr Tv Ad