Çmimi i energjisë, Salianji: Protestoni, qeveria po përdor krizën si justifikim për dështimin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji u ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë, pasi qeveria vendosi rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Të gjithë ata që konsumojnë më shumë se 800 kwh, do të paguajnë 4.4 herë më shumë, ndërsa Salianji thotë se kriza po përdoret si justifikim nga qeveria pasi ka dështuar në menaxhim për shkat të korrupsionit të lartë në sektor.

Reagimi i plotë:

Qeveria vendosi që çdo kilovat energji elektrike e harxhuar mbi 800 kWh do të paguhet 4.4 herë më shumë për konsumatorët familjarë. Aktualisht, konsumatorët familjarë e paguajnë një kWh energji elektrike me çmimin 9.5 lekë pa TVSH.

Konsumatorët familjarë do të duhet të paguajnë çmim tregu, më shumë se katër fish më të shtrenjtë në një kohë kur kostoja e prodhimit të një kWh nga KESH është vetëm 1.55 lekë

-Qeveria ja u ngarkon barrën e çmimit familjarëve sikur gjithë energjia do të blihet ndërkohë që siç thotë ERE pjesa dërrmuese e energjisë elektrike është prodhuar në vend, me një kosto shumë herë më të ulët se tregu

“Kriza” po përdoret si justifikim pasi qeveria ka dështuar në menaxhim për shkat të korrupsionit të lartë në sektor!

Qeveria sillet si armike e qytetarëve, vetëm reagimi qytetar mund ta ndalë! Protesto! /abcnews.al

Zjarr Tv Ad