Çmimi i naftës afër niveleve rekord, Panariti: Në SHBA gati 2-fish më lirë, në Shqipëri karburantet monopol!

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edmond Panairiti nga Partia e Lirisë ka reaguar, pasi çmimi i naftës në vendin tonë ka arritur thuajse në nivele rekord, 248 lekë për litër. Panariti thekson se në Amerikë është thuajse dyfish më lirë. Ai shton se në SHBA, janë disa kompani të cilat konkurrojnë dhe rrjedhimisht çmimi është më i lirë.

Ai shton se në Shqipëri karburantet janë monopol, duke thënë se Bordi i Transparencës iu thotë shqiptarëve “paguani 248 lekë për litër për naftë, se ndryshe nuk keni se ku të shkoni”.

Postimi i Edmond Panaritit:

Shkoni ku të doni, nga të doni por naftës 248 lek për litër nuk i shpëtoni!

Çfarë na thotë sot më dt 28 Gusht “bordi” i transparencës së karburanteve në Amerikë  dhe ç’thotë ky i joni këtu?

Amerikë… platforma njofton se ku shitet dhe blihet më lirë karburanti në Amerikë, duke njoftuar konsumatoret për furnizuesit me emër firme, adresë qyteti dhe shteti për në dt 28 Gusht për karburantin më të lirë. (shih më poshtë bashkëngjitur)

Çfarë të bie në sy?

Nuk ka çmim të unifikuar, sepse ka konkurrencë mes kompanive, por edhe nivel të diferencuar taksimi të karburantit sipas vendit

Pra.. Jo monopol .

Gjithësesi çmimi rreth 2 herë më i lirë.   Çfarë thotë bordi te ne?

Shkoni ku të doni, si të doni dhe nga të doni por 248 lek për litër nuk i shpëtoni

Zjarr Tv Ad