Çmimi i naftës shkoi 195L, revoltohet deputeti: Shteti merr 110 lekë për çdo litër! Në kohën e PD s’ka qenë kaq dhe pse ishte krizë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rritja e çmimit të naftës ka qenë pjesë e debateve të forta mes deputetëve në seancën e sotme parlamentare. Deputeti i PD-së Dashnor Sula është shprehur se gjatë qeverisjes së PD-së, ndonëse një fuçi nafte arriti në 140 dollarë, çmimi për litër në Shqipëri ishte shumë herë më i ulët se sot.

Çmimi për një litër nafte në vend ka arritur në 195 lekë, një vlerë rekord që e vendos Shqipërinë midis vendeve me çmimin më të lartë në të gjithë botën.

“Është rritur çmimi i karburantit, ka arritur gati në 200 lekë litri i benzinës. Litri i gazit ka qenë 45 lekë në kohën e PD, ka shkuar në 90. Në kohën e PD, në kulmin e krizës ekonomike në gjithë Europën, çmimi i një fuçie arriti 140 dollarë dhe çmimi i litrit nuk ishte kaq. Sot çmimi i naftës një fuçui është 90 dollarë, dhe këtu litri po shkon 195 lekë. Pse ndodh kjo? Se për çdo litër, çdo qytetar shqiptar paguan akcizë, taksë qarkullimi, tvsh, taksë karboni, taksë markimi. Shteti shqiptar vjel rreth 110 lekë për litër. Është për të ardhur keq. Kam bindjen që çmimi i naftës do ta kalojë 200 lekëshin”, u shpreh Sula.

Zjarr Tv Ad