Çmimi Nobel, Erdogan: Turp kush e mbron

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke, ka deklaruar se ky vendim është “një turp”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është turp ndarja e Çmimit Nobel një personi që mbron dhe lavdëron vrasësin që derdhi gjakun e dhjetëra mijëra muslimanëve”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Sipas presidentit turk, ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke do të inkurajojë armiqtë e Islamit dhe të njerëzimit.

“Ata që qortojnë Turqinë për demokracinë dhe drejtësinë, shtruan tapetin e kuq për diktatorët dhe terroristët që vranë dhjetëra mijëra njerëz”, u shpreh Erdoğan.

Erdoğan po ashtu u bëri thirrje njerëzve të ndërgjegjshëm të kundërshtojnë ndarjen e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Handke.

Ceremonia e sotme e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave shkaku i vendimit për ndarjen e çmimit të letërsisë të këtij viti për Handke, një shkrimtari austriak që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Atij iu nda Çmimi Nobel për Letërsi përkundër përkrahjes së tij të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hag teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid. Handke pretendoi se boshnjakët muslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk besoi se serbët kishin kryer gjenocid në Srebrenicë. Disa vende bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Të dërguarit e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut në Suedi nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel.

Zjarr Tv Ad