Çmimi stratosferë i naftës/ Xhixho: Sot duhet të miratohet urgjent propozimi i LSI për heqjen e taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot duhet të miratohet urgjent propozimi i LSI për heqjen e dy taksave: taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit, nga nafta dhe benzina.
🆘60% e çmimit të naftës janë taksat e vendosura nga qeveria e Ramës. Ai është përgjegjësi kryesor.
🏛Sot duhet të mblidhet Kuvendi e të miratojë këto propozime që do të ulnin menjëherë çmimin e naftës që ka shkuar në stratosferë.
Edi Rama që ndryshon Kushtetutën për 24 orë, që miraton tendera sekretë në kohë pandemie, që paguan inceneratorët që nuk ekzistojnë, të miratojë sot heqjen e taksave të karburantit, për t’i çliruar qytetarët nga rritja e çmimeve të shumicës së mallrave dhe shërbimeve.
Protesta, protesta, protesta! Janë e drejta e qytetarëve e garantuar me ligj dhe i vetmi mjet që kemi ndaj ketij regjimi.
Sot përsëri në ora 17.00 📍Kryeministria 🇦🇱

Zjarr Tv Ad