Çmimi “Talenti i sezonit 2018-2019” shkon në duart e lojtarit të Partizanit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas titullit kampion me Partizanin, mesfushori i talentuar i kombëtares U-21, Esat Mala ka marrë edhe shpërblimin.

Talenti i të kuqve ka fituar çmimin “Talenti i Sezonit 2018-2019” thënë nga anketa tradicionale organizuar nga shoqata “Sporti na Bashkon” në edicionin e 11-të të saj.

Mesfushori i talentuar i kampionëve në fuqi, falë votimeve të një jurie të përbërë nga trajnerë dhe gazetarë sportiv, arriti të shpallet fitues i këtij çmimi prestigjioz duke grumbulluar numrin më të madh të pikëve.

Ceremonia e rastit është organizuar në ambientet e klubit të futbollit Partizani. Çmimi Esat Malas i është dorëzuar nga drejtori ekzekutiv i shoqatës “Sporti na Bashkon” Gëzim Nushi.

 

Zjarr Tv Ad