Ç’ndodhi në publicitet? Prapaskenat e sherrit mes Efit e Zhaklinës që për pak do të përfundonte në përplasje fizike: Uaa, më erdhi…

0
428
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në spektaklin e kaluar të “Big Brother” u pa qartë përplasja që opinionistët, e kryesisht Zhaku, kishte me Efin, një prej konkurrenteve.

Teksa opinionistët kanë dhënë mendimin e tyre për rikthimin e 4 banorëve, duke përjashtuar Bledin, ata kanë thënë se Efi, Kiara dhe Ronaldo kanë ndryshim drastik ndaj Luizit për shkak të mbështetjes së publikut ndaj tij dhe për klikimet e tyre.

Por situata ka agravuar kur Efi ka ndërhyrë ndaj opinionit të Arbrit dhe Zhaklinës teksa i akuzoi se e kanë personale me të. Efi la të kuptojë se në prapaskenë ka ndodhur diçka mes Efit dhe opinionistëve, por nuk tregoi asnjë detaj për këtë.

“Unë kam dëshirë të dal tani nga kjo shtëpi. Nuk dua të humbas nervat e mia dhe të ndihem keq shpirtërisht, me këto sjellje personale. S’e përballoj dot më. Nuk kam ndryshuar sjellje për Luizin. Ke frikë të bësh një hap. Pas debateve të mia me Arbërin dhe Zhaklinën në studio, gjërat nuk janë më të njëjta. Kam pasur konflikte me këta dy njerëz. Nuk e duroj dot më. Të prish unë gjendjen time shpirtërore për ty dhe Zhaklinën, jo”, u shpreh Efi.

Ndërkohë që nga ana tjetër, dy opinionistët e kanë kundërshtuar faktin se mes tyre kishte një inat personal. Megjithatë, Efi ka vijuar të këmbëngulë që të tregonin edhe çfarë ka ndodhur mes tyre larg kamerave.

Debati është zhvendosur nga studion e ‘BBV’ në rrjete sociale, ku shoqja e Efit ka publikuar bisedat me të. Nga bisedat, Efi shprehet se është zënë keq me Zhaklinën. Efi tregon se Zhaklina i është afruar në fytyrë duke ulëritur.

“U zura me Zhakun keq. Ua, më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbyt në dru. Injorante komplet, më hodhi kunjë ti që suporton dhunën e të pëlqejnë fishkëllimat”, shprehet Efi në mesazhin dërguar shoqes së saj.

Dhe duket se realisht mes dy vajzave ka pasur një përballje të fortë. Kanë qenë miqtë e Eift, që kanë shpërndarë më shumë detaje nga ato çfarë vetë Efi i kishte rrëfyer. Pak javë më parë, ku Efi ishte e ftuar si ish-banore, në përballje me Zhakun dhe Arbrin, duke mbrojtur Luizin, debati ka vijuar edhe në publicitet.

Nga ajo çfarë dihet, është fakti se përballja ka qenë me tone të ashpra më së shumti me Zhakun, e cila edhe është çuar në këmbë, duke iu afruar ish-banores. Nga ajo çfarë dihet, konflikti ka qenë në kufijtë për t’u bërë një përballje edhe fizike. Megjithatë, me ndërhyrjen edhe të ish-banorëve të tjerë, dhe të vetë Arbanës, sherri është ulur.

Zjarr Tv Ad