CNN: Europa hapi dyert më shumë seç duhej…tani mund të jetë tepër vonë për të parandaluar një valë të dytë Covid

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prestigjozja amerikane CNN, shkruan se rastet e koronavirusit në Europë janë kthyer “pothuajse prapa” në kohë në nivelet e muajit mars, kur nivelet e infektimit arritën kulmin dhe shumë shkencëtarët kanë paralajmëruar për një valë të dytë të mundshme.

Vendet në të gjithë kontinentin kanë lehtësuar masat e bllokimit për të çliruar ekonominë nga kthetrat e Covid por relaksimi i kufizimeve ka çuar në rritje të numrit të infeksionit duke e vënë Europën në një pozitë të prekshme lehtësisht nga pandemia.

“Virusi nuk fjeti gjatë verës, as nuk mori pushime. Këto konstatuam këtë verë” – tha Andrea Ammon, drejtoreshë e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), gjatë një debati të mbajtur për Covid nga Bashkimi Europian. Ajo tha se rritja e normave të raportuara të infeksionit ngadaltë po prek ato të muajit mars.

Sipas analizimete të bëra nga CNN, Sidoqoftë, vdekjet në Europë janë ulur nga një mesatare shtatë-ditore prej rreth 4,000 në fillim të prillit, në rreth 300 në fillim të shtatorit.

Ammon tha se të dhënat ë grumbulluara këtë javë nga vendet e BE-së dhe nga Zona Ekonomike Evropiane dhe Mbretëria e Bashkuar, flasin për 46 raste për 100 mijë banorë, ndërsa para 5 javësh ishte 15 raste për 100 000 banorë.

Profesori Mark Woolhouse, epidemiolog në Universitetin e Edinburgut, tha për CNN se ndërsa bllokimet fillestare ndihmuan në ngadalësimin e epidemisë së përshkallëzuar me shpejtësi dhe uljen e numrit të rasteve, ato thjesht e shtynë problemin me disa muaj.

“Tani po përballemi me problemin që kemi pasur në mars, po shohim që virusi është mes nesh, që ai ka potencialin të shkaktojë një epidemi edhe më të madhe, si në mars” – tha ai.
Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia kanë raportuar numrin e tyre më të lartë të rasteve për muajin gusht.

Vendet përfshirë Greqinë dhe Kroacinë , kryesisht të kursyera nga vala e parë, kanë parë në muajin gusht rritje të rasteve, prej rihapjes së kufijëve dhe turistëve

Qeveritë europiane që shpresojnë të shmangin bllokimet e dyta kombëtare,  kanë nisur të vendosin masa të reja duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës apo maskat e detyrueshme në hapësirat publike. Dhe ndërsa ditët do bëhen edhe më të shkurtra dhe temperaturat edhe më të ulëta, Europa po përgatitet për fazën tjetër të kësaj beteje gjithnjë në ndryshim.

Zjarr Tv Ad