Çokollata ndihmon kundër humbjes së dëgjimit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mund të tingëllojë shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por shkencëtarët thonë se ngrënia e çokollatës mund t’i ndihmojë njerëzit e moshës së mesme që ta luftojnë humbjen e dëgjimit.

Mjekët e Koresë Jugore zbuluan se shkalla e humbjes së dëgjimit te personat e moshës 40 deri 64 vjeçare ishte shumë më e ulët te ata që kanë ngrënë çokollatë sesa te ata që kanë hequr dorë nga ky ushqim.

Në një studim të publikuar në revistën “Nutrients”, ata raportojnë se substancat kimike, të quajtura polifenole dhe të cilat gjenden në çokollatë, kanë përbërës të fuqishëm antioksidues dhe kundër pezmatimit, të cilët mund t’i mbrojnë të rriturit nga humbja e dëgjimit.

Në këtë studim janë përfshirë 3575 burra dhe gra të moshës së mesme. Ata i janë nënshtruar testit të dëgjimit dhe më pas janë intervistuar për përdorimin e çokollatës.

Hulumtuesit zbuluan se humbja e dëgjimit ishte në nivel shumë më të ulët te personat që kanë ngrënë çokollatë sesa te ata që nuk kanë ngrënë. Më saktësisht, te personat që kanë përdorur çokollatë shkalla e humbjes së dëgjimit ishte 26.8 për qind, ndërsa te ata që nuk kanë ngrënë çokollatë 36 për qind, shkruan “Daily Mail”

 

Zjarr Tv Ad