Çollaku: Presidenti i ri do zgjidhet me mandate jolegjitime, të mbahen zgjedhje të reja në PD nëse Apeli rrëzon “Foltoren”

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku beson se presidenti i ri do të zgjidhet nga radhët e socialistëve. Në një lidhje direkte për një studio televizive, Çollaku theksoi se djegia e raundeve për votimin për president nga mazhoranca tregon se PS dëshiron të kapë dhe institucionin e presidentit, hallkën e fundit të pushtetit në Shqipëri.

“Në rast se do të ndodhë djegia e raundit të tretë, motivi i vetëm është për të pasur të gjitha pushtetit, për të mos lejuar balancën e pushtetit. Është në një mundësi shumë të dobët, kemi dhe një javë kohë për ta provuar, por unë nuk bëj pjesë te optimistët. Pushtetit i duhet të bëjë sakrificë reale të fuqisë së vetë në mbështetje të shtetit dhe legjitimiteti të Presidentit, i duhet mazhorancës të sakrifikojë pushtet. Edhe pse mund të jenë të ligjshme mandatet që ka mazhoranca, nuk janë legjitime se nuk mbështeten në vullnetet e zgjedhësve”, u shpreh fillimisht Çollaku.

Më tej, ai u përgjigj dhe për situatën brenda Partisë Demokratike. Ai kërkoi që partia të futet në zgjedhje të reja nëse Gjykata e Apelit të Tiranës shfuqizon vendimin e 25 marsit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të thirrur nga Grupi i Rithemelimit të kryesuar nga Sali Berisha.

“Në rast se Gjykata e Apelit jep verdiktin përfundimtar dhe rrëzon vendimin e zotit Zhukri, do të thotë se PD ka legjitim, ka atë statut, atë logo, dhe duhet të nisë një proces të ri zgjedhor dhe do të duhet të hapë një garë të re. Sfidë mbetet bashkimi. Bashkimi është garancia për të ardhur në pushtet, por dhe marrëdhëniet normale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundoi deputeti demokrat Kreshnik Çollaku.

Zjarr Tv Ad