Conference League,Partizani dhe Laci drejtë turit të dytë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadrat shqiptare luajnë sot takimet e kthimit të raundit të parë kualifikues të Uefa Europa Conference League.

Përballjet e skuadrave shqiptare nisin në orën 16:00 me Gjilanin që përballet në transfertë me Liepajan dhe shkon në këtë sfidë më avantazhin minimal 1-0 të marrë në ndëshjen e parë.

Në orën 17:00 luan Shkëndija e cila thuajse e ka hipotekuar kualifikimin pas fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0 përballë armenëve të Ararat Yerevan.

Partizani zbret në fushë i avantazuar pas fitores në transfertë me gjeorgjanët e Saburtalos me ndeshjen që do të zhvillohet në orën 20:00.

Ndërkohë në orën 21:00 Laci luan përballë Iskras në transfertë dhe megjithse ndeshja në “Elbasan Arena” përfundoi me rrjeta të paprekura djemtë e Duros e dominuan takimin dhe do të kërkojnë me cdo kusht kualifikimin për në fazën tjetër.

Rezultatet e ndeshjeve të para japing shpresë që të gjitha këto ekipe të kalojnë në raundin tjetër megjithatë cdo gjë i duhet lënë fushës.

Zjarr Tv Ad